20 ditë pa folur me vajzën, 60-vjeçarja alarmon policinë e Tiranës

653
Një e moshuar ka denoncuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës, se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën e saj që e ka në Gjermani.
60-vjeçarja me iniciale L.SH i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar se vajza e saj me iniciale F.Sh, nuk ka komunikuar më me të.
Blutë e Tiranës, pasi kanë marrë denoncimin janë vënë në lëvizje për gjetjen e saj, ndërsa kanë nisur kontaktet edhe me autoritet gjermane.
“Më datë 28.04.2018, shtetësia L.SH, vjeç 60, banuese në Tiranë, kallëzon se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën, shtetasen F. Sh., vjeçe 28, e cila ndodhet në Gjermani. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal