2 shqiptarë në pranga, po kalonin kufirin Shqipëri-Greqi me 13.5 kg marjiuanë

510
Sigal

Plot 13 kg e 455 gramë marijuanë janë sekuestruar nga policia greke ditën e sotme në kufirin Greqi-Shqipëri. Droga u kap në pyllin e Vatohorit në Follorinë, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë.

Fillimisht policia ka pikasur dy persona që po kalonin në këmbë kufirin, dhe pas kësaj është vënë në ndjekje të tyre.

Sipas policisë greke, njëri prej trafikantëve, një 26-vjeçar shqiptar ka bërë rezistencë me forcë, por është arrestuar. Sakaq, në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i tij, shqiptar 40 vjeç.

Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 2 pako me 13 kg 455 gramë marijuanë.

Nga verifikimi rezulton se 40-vjeçari ishte i kërkuar në Greqi për trafik klandestinësh.