2.5 tonë drogë me kamion drejt Italisë, ja sa vite burg jep gjykata për autorët

437
Sigal

Gjykata për Krime të Rënda dha vendimin përfundimtar për grupin që trafikoi drejt Italisë 2.5 tonë drogë në vitin 2017.

Në vendimin e sotëm, gjykata dënoi me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, gjykata dënoi edhe 3 punonjës të doganës me 2 vite burg, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.