19-vjeçarja Kallogjeroviç: Unë këshilltarja malazeze e Veliajt

634
Ajo ende nuk ka mbushur 20 vjeç, por 4 ditë më parë u betua mbi Kushtetutën e Republikës si këshilltarja e bashkisë së Tiranës. Është Dejana Kallogjeroviç, e cila sapo ka përfunduar vitin e parë të studimeve për gazetari, dhe ka marrë një angazhim 4 vjeçar për të qenë parlamentarja vendore e kryeqytetit në logon e LSI-së. E veçanta e saj është se LSI e ka përfshirë në listën e kandidatëve si përfaqësuese të minoriteteve, pasi ajo është me origjinë malazeze. E pyetur nëse e frikëson politika, ajo thotë se ka frikë vetëm nga gjarpërinjtë dhe merimangat.
Sigal