19 kg hashash në shasinë e makinës, pranga 29 vjeçarit në Shkodër

729
Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Policia e Shkodrës sekuestroi rreth 19 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”, ndërsa për pasojë vuri në pranga një 29 vjeçar.
Nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 29.08.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku vunë në pranga shtetasin Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë.
“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë),automjeti tip Renault me targe AA419RX me drejtues mjeti Zeqir Rrapi, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
*20 pako, me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva
Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuetrua ne cilesinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë
Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal”, njofton policia.
Sigal