17 vite pa ujë, banorët kërkojnë ujësjellës

670
Prej 17 vitesh, rreth 4.000 banorë të fshatit Grudë e Re në Shkodër furnizohen vetëm 2-3 muaj në vit me ujë të pijshëm. Amortizimi dhe ndërhyrjet në rrjet kanë bërë që ky fshat të jetë një nga zonat më problematike sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm.
Në këto kushte banorët pjesën më të madhe të vitit detyrohen që ujin ta blejnë ose të mbushin në puse. Depozitat e ujit dhe puset e ndërtuara nga vetë banorët janë pjesë e çdo shtëpie.
Në stinën e verës gjendja është më shqetësuese pasi puset shterrojnë. Ata shprehen të revoltuar se vetëm në kohë fushatash elektorale u premtohet zgjidhja e problemit dhe më pas askush nuk kujtohet.
Pavarësisht ankesave të shumta që banorët e Grudës kanë bërë ende askush nuk ka bërë asgjë për ta zgjidhur këtë problem.
Sigal