17 familje te Unaza e Re protestojnë: Do hidhemi nëse nuk vihet drejtësi

534
Rreth 17 familje në “Unazën e Re”, janë futur sërish në grevë, pasi ndërtuesi i një pallati i ka mashtruar, duke u thënë se do i dëmshpërblente pas shembjes së banesave të tyre. 

Mësohet se prej vitesh këta banorë janë në konflikt me firmën e ndërtimit “ Pelivani”, ndërsa shprehen se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje problemit të tyre, do të bëjnë vetëgjyqësi, duke kërcënuar se gratë do të hidhen nga kati i fundit i pallatit shumëkatësh.
Ndërtuesi Namik Pelivani, që aktualisht është arrestuar nga policia, ka mashtruar qytetarët duke u premtuar familjeve se pas shembjes së banesave të tyre do tu jepte apartament pasi të ndërtohej pallati. 
Sigal