15 mln lekë gjobë dhe mbyllje e aktivitetit për kompaninë e Mirela Topullit

765
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka gjobitur me 15 milionë lekë gjobë dhe pezullim të aktivitetit Kompaninë “Euroteam”.
Një ditë më parë, administratorja e kësaj kompanie Mirela Topulli u denoncuan nga emisioni investigativ Stop, për dhunën që 42 vjeçarja ushtroi ndaj njëri prej gazetarëve të emisionit. Dhuna u transmetua kudo në media dhe tregonte momentet kur administratorja e kompanisë “Euroteam” goditi dhe i grisi bluzën gazetarit.
Por gjoba nuk është vënë për shkak të dhunës që administratorja ka ushtruar ndaj gazetarit. Në shkresat e ISHMP-së të siguruara nga Lapsi.al, argumentohet se vendimi për gjobë dhe pezullim të aktivitetit ka të bëjë me dëmet që kjo kompani që riciklonte mbetje spitalore, i ka bërë lumit Erzen.
“Euroteam” u licensua në vitin 2013 për të trajtuar mbetjet e rrezikshme spitalore të Spitalit të Beratit dhe të disa spitaleve private në kryeqytet.


Sigal