14 Marsi – Sot Dita e Verës, aktivitete dhe atmosferë festive në Tiranë e Elbasan

899
Ashtu si është bërë traditë, edhe pse është një festë pagane dhe që e ka epiqendrën në Elbasan, Dita e Verës festohet sot në të gjithë Shqipërinë. Festime janë organizuar në Tiranë, ku Rama dhe Veliaj do të bëjnë inaugurimin e Pazarit të Ri.

Aktivitetet në Tiranë fillojnë me përurimin e Paziarit të Ri për të vijuar më tej me aktivitete për fëmijë dhe të rritur. 

Nënkryetari i bashkisë për kulturën, Artin Kovaçi tha se në qytetin e Elbasanit festa e cila mbyllet sot ka filluar me aktivitete që prej datës 12 me 3 panaire.

Çdo gjë është e organizuar mirë dhe themi që kjo verë do të kalojë më mirë se të gjitha ditët e tjera. Festimet kanë filluar që para dy ditës, me tre panaire ashtu sic e ka traditë Elbasani.
Sigal