130 banesa nën ujë, situata e krijuar në Shkodër pas përmbytjeve

761
Në një përditësim të fundit në lidhje me përmbytjet që kanë prekur qarkun e Shkodrës ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shumta, Ministria e Mbrojtjes njofton se janë raportuar 130 banesa të rrethuara nga uji.
Në total deri më tani sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër arrin deri rreth 2400 ha.
Situata në gjithë qarkun është si më poshtë:

Bashkia Vau-Dejës
Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.
Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur.
Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit në fshatin Shirq janë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.
Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur mbi 1200 ha tokë të përmbytur:
fshati Muriqan 420 ha;
fshati Oblikë 580 ha;
fshati Obot 200 ha.
Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka përmes angazhimit të FA.
Njësia Administrative Guri i Zi: konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Gjithsej në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 130 banesa prej të cilave:
70 banesa në fshatin Obot;
15 banesa në fshatin Gorricë;
15 banesa në fshatin Shirq;
15 banesa në fshatin Mushan;
15 banesa në lagjen Livadhe.
Sigal