Sigal

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë organizon nesër 14 shkurt një pritje zyrtare, për personalitetet më të larta shtetërore të Republikës së Shqipërisë, trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të institucioneve shtetërore, personalitete të shkencës dhe kulturës shqiptare. Ky event organizohet me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pritja mbahet datë 14 shkurt 2019, duke filluar nga ora 18:00, në Hotel “Mak Albania”, Tiranë.