104 vjetori i pavarësisë, John Kerry uron Shqipërinë

621
Sigal

Gazeta Telegraf/

Sekretari amerikan i Shtetit John
Kerry shprehu urimet me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së
Shqipërisë.

Në mesazhin dërguar në emër të
Presidentit Obama dhe popullit amerikan, zoti Kerry shkruan se Shqipëria është
një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në
mesazh, çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën
Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.

 “Ne, – shkruan zoti Kerry, – vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të
fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të
gjithë Ballkanin Perëndimor.” 

Në vitet në vijim, thuhet në mesazh, Shtetet e
Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit
të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.