100 punëtorë të HEC-it në Moglicë pezullojnë punën: Jemi të frikësuar nga minerali, shkakton kancer

595
Sigal

Rreth 100 punëtorë të HEC-it të Moglicës kanë pezulluar punën ditën e sotme, pasi janë të frikësuar nga minerali i Asbestit. Praninë e këtij minerali e kanë konstatuar gjatë gërmimeve që po kryhen nga vetë punëtorët.

Të frikësuar nga prania e këtij minerali, punëtorët thonë se janë në dijeni të pasojave të rrezikshme që jep Asbesti në shëndetin e njeriut.

“Asbesti ka efekte të rrezikshme. Ndihemi të rrezikuar për jetën. Kemi dëgjuar për efektet e asbestit, pasi grimcat e tij shkaktojnë kancer. Asbesti është hasur që në fillim të punës. Firma nën kontraktore shfaqet e pashqetësuar. Ne e dimë se ku ka asbest, mbyllen punimet”, thonë punëtorët.

Ndërkaq, ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në mënyrë që të bëhen verifikimet e duhura në këtë kantier. “Nuk kemi ku bëjmë analizat për të parë gjendjen. Shteti të na sigurojë se s’kemi rrezik për jetën”, shprehen ata.