10 vjecari nga Kosova mbledh fonde për të rikonstruktuar shkollën në Theth

572
Një vit më parë vizitoi Thethin, por më shumë se bukuritë e zonës turistike e tronditi gjendja e shkollës 9-vjeçare. Që bashkëmoshatarët e tij të kenë kushte më të mira dhe mjete mësimore, 10-vjeçari nga Prishtina, Freskim Sylhasi, misionin e tij bamirës. Nga Prishtina në Sarandë me bicikletë për të mbledhur fonde për këtë shkollë.
Një 10 vjeçar nga Kosova ka vendosur të përshkojë me biçikletë rreth 500 km rrugë nga Prishtina në Sarandë, në mënyrë që të mbledhë fonde për të kontribuuar në përmirësimin e kushteve të shkollës 9-vjeçare në Theth.
Gjendjen e rënduar të saj, Freskim Sylhasi e njohu një vit më parë kur vizitoi zonën turistike.
Përmes grumbullimit të parave, 10-vjeçari synon të siguroje mjete mesimore, të cilat ai do ia dhurojë bashkëmoshatarëve të tij. Freskimi pohon se ka arritur të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët kanë kontribuuar për kauzën e tij.
Freskim Sylhasi: “Mu duk mirë që për një shkollë të kontribuoj, si njerëz të tjerë që kanë kontribuar për sendet e tyre. Disa menduan se nuk mund ta bëjë, por unë i thashe se do ta bëj. Kam takuar edhe presidenten e Kosovës dhe i kam dhënë një fletushkë dhe mbase ka kontrobuar dhe ajo.”
Babai i Freskimit, Veton Sylhasi thotë se kjo iniciativë konsiderohet si një sfidë në të cilën janë bashkuar shumë qytetarë, por edhe personalitete.
Veton Sylhasi: Kemi menduar që mund të ndihmojmë nxënësit e shkollës në Theth. Kemi qenë vitin e kaluar, shkolla ishte në gjendje të mjerueshme në aspektin e klasave.
Udhëtimin me biçikletë nga Prishtina në Sarandë,10-vjeçari planifikon ta përfundojë brenda 6 ditëve.
Sigal