10 Vite ” Tetori Gjerman ” në Shqipëri

780

Gazeta Telegraf/

 

Tetori Gjerman 2016 po pret publikun jo vetëm me një
program të ngjeshur dhe të larmishëm

por ai ofron këtë vit dhe një përvjetor të vërtetë:
Tashmë për të dhjetën herë rradhazi

Ambasada Gjermane bashkë me partnerët e shumtë do të
organizojnë Javët Gjermane në

Shqipëri.

 

Një traditë që ka zënë vend në jetën kulturore
shqiptaro-gjermane

 

Ky përvjetor dëshmon se Tetori Gjerman është kthyer
ndërkohë në një traditë të vërtetë, e

cila ka zënë një vend solid në jetën kulturore
shqiptaro-gjermane“, tha Ambasadorja Gjermane

Susanne Schütz gjatë prezantimit të programit më 28
shtator 2016 në Ambasadën Gjermane.

„Edhe këtë vit ia kemi dalë mbanë të organizojmë bashkë
me partnerë të shumtë një program,

i cili tregon shtrirjen e gjerë të marrëdhënieve
kulturore shqiptaro-gjermane“.

“Ky është vit përvjetorësh, si për Tetorin Gjerman edhe
për Telekom Albania, dhe ne jemi

sërish mbështetës të Javëve Gjermane në Shqipëri, të
cilat sjellin vlerat më të mira të kulturës

gjermane por paraqesin edhe një mundësi ideale për
njohjen e artistëve tanë të rinj. Përkrahja

e Telekom Albania përgjatë 10 viteve të Tetorit Gjerman
në Shqipëri është një model i

shkëlqyer bashkëpunimi, i cili mund të shtrihet edhe në
fusha të tjera”, tha Ornela Bego nga

Telekom Albania.

Përgjatë gjashtë javëve të ardhshme do të zhvillohen në
Tiranë dhe në qytete të tjera të

Shqipërisë aktivitete në kuadrin e Tetorit Gjerman.
Programi është krijuar në mënyrë të tillë që

të ofrojë diçka për shije dhe grupmosha të ndryshme.
Muzika klasike dhe teatri janë po ashtu

të përfaqësuara si dhe literatura, filmi dhe arti i
grafitit. Përveç këtyre ka ekspozita dhe tryeza

diskutimi për tema socio-politike.

 

Theksi kryesor Shkëmbimi dhe Bashkëpunimi

 

Theksi kryesor vendoset tek projektet ndërkufitare, të
cilat lidhin kulturën gjermane dhe

shqiptare me njëra-tjetrën dhe sjellin bashkë krijuesit e
kulturës nga të dy vendet.

I ftuar për shembull është kolektivi gjerman i krijuesve
të të ashtuquajturit arti urban, „The

Weird“, i cili në një workshop me pjesëmarrës shqiptarë
do të trajtojë përpunimin e sipërfaqeve

murale në hapësirat publike dhe do t’u japë formë
artistike mureve të tjera.

Një premierë do të vijë edhe në fushën e teatrit: Qendra
Goethe në Tiranë bashkë me

regjizorin Stefan Çapaliku do të vë për herë të parë në
skenën shqiptare pjesën teatrale „Nata

arabe“ nga Roland Schimmelpfenig, një nga autorët
bashkëkohorë i vënë më shpesh në

skenat gjermane.

Tashmë është hera e dytë që Ambasada Gjermane fton në
kuadrin e Tetorit Gjerman një

shkrimtar gjerman për një qëndrim rezidencial në Tiranë.
Autori Dorian Steinhoff nuk do të

lexojë vetëm pjesë të shkëputura nga libri i tij por dhe
do të organizojë bashkë me nxënës

shqiptarë një prezantim të stilit Poetry-Slam.

Një qasje të veçantë ndaj muzikës klasike ofron duoja
shqiptaro-gjermane Joel Blido (violinçel)

dhe Marin Gjollma (piano). Në koncertet-bisedën e tyre në
Tiranë dhe Korçë ata do të

prezantojnë jo vetëm muzikën e dhomës në nivelin më të
lartë por në prezantimin shoqërues

do të shpjegohen gjithashtu dhe kontekstet historiko-muzikore.

Pjesë e programit do të jenë gjithashtu dhe „filma
klasikë“ të vlerësuar. Katër ditë do të

shfaqen me titra në shqip në Kinema Millennium filma
gjermanë që kanë pasur sukses gjatë

viteve të shkuara dhe pikërisht filmat: „Prindër“, „Detektivët
e makaronave“, „About a girl“ dhe

„Në labirintin e heshtjes“. Filma të tjerë do të jenë
pjesë e programit në qytetet Korçë dhe

Elbasan.

Programin e plotë të aktiviteteve mund ta gjeni në
linkun:
www.tetori-gjerman.com, në faqen e

internetit të Ambasadës Gjermane www.tirana.diplo.de dhe në Facebook në llogarinë

Ambasada Gjermane Tiranë“.

Si çdo vit programi i Tetorit Gjerman është krijuar në
bashkëpunim me partnerët gjermanë dhe

shqiptarë dhe mundësohet nëpërmjet mbështetjes financiare
bujare të sponsorëve të shumtë.

 

Christiane Wolters

Sigal

Zëdhënëse e shtypit