1 kg kokainë brenda në motorin e makinës, kapet i riu shqiptar

Një i ri me origjinë nga Shqipëria ka rënë në prangat e policisë italiane në Pescara.
24 vjeçari shqiptar u kap gjatë kontrollit të automjetit të tij me një sasi prej 1 kilogrami kokainë, e vlefshme me 200 mijë euro nëse do të shitej me pakicë.

Policia nuk ka bërë me dije identitetin e të riut shqiptar por ka dhënë detaje se ku është gjetur droga. 24 vjeçari e kishte fshehur drogën pranë motorit të makinës, në një kuti.