1.6 ton drogë me gomone nga Shqipëria, jepet vendimi për 11 të arrestuarit

551
Prokurori i Pireut ka përfunduar dhënien e masave të sigurisë për të arrestuarit e çështjes së 1.6 drogë me gomone. Sapo përfunduan masat e fundit për dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar, ndërkohë që dje dhe pardje u dhanë masat për 4 shqiptarë e dy italianë.
Prokurori ka vendosur të lërë në burg të gjithë të akuzuarit. Sot u mor masa për 63-vjeçarin Spiro Kardami, 43-vjeçarin Dimitrios Liakopoulos, 32-vjeçarin Arban Baxheri dhe shqiptarin tjetër Ermal Likaj dhe bullgarin Yordan Stoyanov.
Nga ana e tij Spiro Kardami është shprehur se “kam kompani qe blen skafe por nuk kam lidhje fare me trafikun e drogës”. Një nga drejtuesit e grupit, Vito Potenza, 31-vjec deklaroi dje në seancë: “Ndodhesha në Greqi sepse do merrja një nga gomonet e Spiros që ta çoja në Itali për riparim. Nuk kam lidhje fare me trafikun”.
Skafisti 57-vjeçar Sergio Racanato që iu bë seanca të martën, deklaroi: “Kisha shume para borxh, m’u bë presion nga grupi dhe u detyrova të bëja rrugën”. Ky i fundit rezulton me precedentë penale sepse ka qenë i arrestuar në Greqi për trafik klandestinësh në Evia por kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer
Sigal