​Rrahu gruan shtatzënë dhe e detyroi të abortonte, e premte e zezë për 41 vjeçarin nga Tirana

1816
Disa ditë më parë lajmi për dhunën barbare që një 41 vjeçar nga Tirana kishte ushtruar mbi gruan e tij shtatzënë tërhoqi vëmendjen e të gjithë medias së vendit, ndërsa sot, policia ka gjetur dhunuesin dhe i ka bërë “dhuratë” prangat.
Është kapur këtë të premte shtetasi me inicialet J.M, 41 vjeçar. Personi në fjalë jo vetëm që kishte rrahur bashkëshorten 36 vjeçare, por e kishte çuar me detyrim në spital për të abortuar fëmijën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në Valias, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 36, duke e detyruar të pijë medikament për të abortuar, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, është larguar në banesë. Neni 130/a i Kodit Penal
Sigal